UBT News

​Vdes ish-sulmuesi i Real Madridit dhe Napolit

Ish-sulmuesi i Napolit, Freddy Rincon ka vdekur në spital pasi u përfshi në një aksident me makinë të hënën.

Mjekët kolumbianë kanë konfirmuar vdekjen e 55-vjeçarit, i cili u shtrua në spital në kushte kritike të hënën, pasi furgoni i tij ishte përplasur me një kamion në Cali të Kolumbisë. Raportet sugjerojnë se ish-sulmuesi kishte kaluar në semafor të kuq dhe nuk e kishte kuptuar që autobusi po vinte nëpër udhëkryq.

Mjekët kishin kryer një operacion urgjent që nuk u përballua nga trupi i tij, duke çuar në vdekjen e trurit.

Rincon luajti për Napolin në sezonin 1994-95, por gjithashtu luajti edhe për Real Madridin, Palmeiras, Santos Cruzeiro dhe Corinthians. Ai shënoi shtatë gola në 38 ndeshje me Napolin. Gjigantët e Serie A lëshuan një mesazh pas lajmit për vdekjen e Rincon.

“SSC Napoli dëshiron të dërgojë ngushëllimet e tyre për familjen e Freddy Rincon, i cili ka ndërruar jetë. Kolumbiani luajti për Napolin në sezonin 1994/95”, tha klubi në një deklaratë të shkurtër të publikuar në mediat sociale.

55-vjeçari punonte si ekspert për televizionin kolumbian. Ai shënoi 17 gola në 85 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë.

Exit mobile version