Varianti britanik i koronavirusit në Maqedoni të Veriut, ka qenë i pranishëm që nga muaji dhjetor.
Kjo është dokumentuar edhe me rezultatet e Institutit të Shëndetit Publik, ku vënë në dukje se gjatë 2 muajve të kaluar në Laboratorin e virusologjisë dhe diagnostikimit molekular të tyre, janë bërë sekuencionimi i 48 mostrave pozitive të përzgjedhura të Sars-Cov-2, prej të cilave në pesë raste janë gjetur gjenome të mutacionit virusal me origjinë nga Britania e Madhe.
Instituti i Shëndetit Publik
Shkup 14
Kavadar 11
Ohër 6
Prilep 5
Koçan 3
Nga 2 në Kumanovë, Shtip, Veles dhe Gostivar
Dibër 1
Sipas ISHP-së, katër pacientë nga Kavadari dhe një nga Kumanova kanë qenë të infektuar nga varianti i ri ende pa e ditur se i njëjti është prezent në Maqedoni. Por, këto nuk janë të vetmet në vend, pasi edhe në Laboratorin e Akademisë së Shkencave, gjete sekuencionimit është evidentuar rasti i parë gjatë muajit janar. Si pasojë e transmisionit 70% më të shpejtë të virusit, përkohësisht u karantinua edhe Klinika e Nefrologjisë ku rezultuan të infektuar dhjetëra pacient dhe personel mjekësor.