Paraqitjet jashtëzakonisht të mira në Ligën e Konferencës po e bëjnë Ballkanin gjithnjë e më shumë prezent në mediat ndërkombëtare, madje edhe në faqet zyrtare të UEFA-s.
Sonte, kampioni i Kosovës në fuqi do të ballafaqohet me Sivasporin, skuadër të cilën një javë më parë e ka mposhtur me rezultat 4-3 në Turqi duke marrë tre pikë të ploita të cilat e çojnë në vendin e parë në grup.
Pak orë para ndeshjes, faqja zyrtare e Ligës Uefa Ligës së Konferencës ka shtuar një pyetje për tifozët në lidhje me atë se nga kush presin që sonte të shënojë gola në ndeshjet e këtij kompeticioni.
Anësori i Ballkanit, Armend Thaçi është futur në mesin e emrave të cilët UEFA i ka përmendur si më të mundshmit për të shënuar.
Futbollisti i Ballkani është bashkë me futbollistë si Morales, Ishak, Scamacca, Dovbyk, dhe Dani de Wit.
Ndryshe, Thaçi realizoi një supergol ndaj Sivasporit nga distanca në ndeshjen e javës së kaluar.