Liverpooli ka nisur kontaktet me Sokratis Papastathopoulos pas largimit të tij nga Arsenali, raporton “The Athletic”.
“The Reds” janë lidhur me 32-vjeçarin, i cili u la i lirë nga “Gunners” javën e kaluar, për të diskutuar situatën e tij mes mungesës së opsioneve mbrojtëse në “Anfield Road.”.
Sidoqoftë, Sokratis duket se do të bashkohet me Olympiacosin në vend të Liverpoolit, që do të thotë që ish-ylli i Borussia Dortmundit nuk do të ribashkohet me Jurgen Kloppin tek “Merseyside”.