Një asistim dhe një gol për kapitenin Granit Xhaka që udhëhoqi Zvicrën drejt fitores kundër Andorrës të martën. Pas ndeshjes ai ishte në humor të mirë dhe reflektoi mbi kritikat që mori ditëve të fundit, sidomos pas barazimit ndaj Kosovës me rezultat 2-2.
Pas ndeshjes me Andorrën, Xhaka foli para mediave ku kërkoi që të mos provokohet nga jashtë sepse ai pastaj do të shpërthejë në fushë.
“Mos më provokoni, përndryshe përgjigja do të vijë në fushë”, ka thënë Xhaka duke sqaruar gjestin e tij me gisht tek hunda pas golit të shënuar.
Lojtari i Leverkusenit e bëri të qartë se ai me sa duket nuk ishte plotësisht i kënaqur me atë që raportuan mediat pas ndeshjes me Kosovën.
“Kam shijuar ditët e fundit, për mua nuk ka rëndësi kush flet majtas e djathtas”, ka thënë ai.