Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel është ende i pasigurt për disponueshmërinë e Romelu Luakakut para sfidës kundër Juventusit në Ligën e Kampionëve, por këmbëngul se “Blutë” duhet të mposhtin “Zonjën e Vjetër” të martën.
Kjo është një përplasje vendimtare për të përcaktuar fituesin e Grupit H pasi Juventusi tashmë është kualifikuar në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve, ndërsa Chelsea ka nevojë për një pikë në dy ndeshjet e fundit.
Ish-sulmuesi i Interit, Romelu Lukaku ka një muaj që nuk ka luajtur për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës, por mund të rikthehet kundër “Bianconerëve” dhe trajneri gjerman ka folur rreth kësaj çështje.
“Nuk jam ende i sigurt për Lukakun. Ai dukej mirë në stërvitje dje, do të shohim reagimin”, tha Tuchel në një konferencë për shtyp para ndeshjes.
“Ai ka një takim me mjekët dhe fizioterapeutët. Duhet të presim deri në momentet e fundit”, shtoi Tuchel.
Në vazhdim ai folur për sfidën e nesërme ku tha se skuadra e tij do të kërkojë vetëm fitore në jëtë ballafaqim.
“Ne nuk do të rrezikojmë kualifikimin tonë dhe do të shkojmë all-in nëse situata është e kërkon këtë, por ne do të bëjmë gjithçka për të fituar ndeshjen dhe grupin dhe për ta bërë këtë, ne duhet të fitojmë ndeshjen”, tha në fund Tuchel.
Ndeshja ndërmjet Chelseat dhe Juventusit zhvillohet nesër me fillim nga ora 21:00. Pronari i Chelseat, Roman Abramovich mund të jetë nesër në Stamford Bridge.