Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel ka zbuluar se mesfushori N’Golo Kante nuk do të jetë i përfshirë në skuadrën e Chelseat për ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Zeni Shën Petersburgut.
Fituesi i Kupës së Botës është kthyer në stërvitje por ndeshja e mesjavës duket se ka ardhur shumë herët për të, derisa Thuchel shpreson që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Tottenhamit ne Prmeier Ligë në fund të kësaj jave.
“N’Golo Kante i ka zhvilluar dy seanca stërvitore por ndeshja e Ligës së Kampionëve erdhi pak herët për atë. Ne shpresojmë që ta kemi atë plotësisht gati për ndeshjen kundër Tottenhamit”, tha Tuchel.
Përveç Kantes, Chelsea do të jetë edhe pa shërbimet e Christian Pulisic ndaj kampionëve të Rusisë.