UBT News

​Trajneri kosovar i volejbollit merr drejtimin e skuadrës hungareze Veszpremi Egyetemi

Edon Ibrahimi emërohet trajner i klubit hungarez, Veszpremi Egyetemi Sport Club.

Trajneri kosovar i volejbollit, Edon Ibrahimi ka ndarë rrugët me KV Fer Volley për të nënshkruar me klubin e volejbollit nga Hungaria, Veszpremi Egyetemi Sport Club, i cili bën gara në ligën e parë në volejbollin hungarez.

Ibrahimi ka nënshkruar kontratë një-vjeçare me këtë ekip, pas një sezoni relativisht të suksesshëm me Fer Volley, ku arriti të fitojë Kupën e Federatës, siguroi finalen e Kupës së Kosovës, si dhe ishte finalist i playoffit në Superligën e Kosovës.

Ai gjithashtu shkroi historinë në volejbollin kosovar, duke i siguruar Kombëtares së Kosovës medaljen e argjendtë në Kampionatin Ballkanik për senior në Beach Volley, teksa udhëhoqi dyshen Dhuratë Sylejmani/Valmira Ramadani drejt këtij suksesi.

Ibrahimi është gjithashtu trajner i Kombëtares U17 në kategorinë e femrave.

Exit mobile version