UBT News

​Trajneri i Kosovës flet sot në konferencë për media

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha do të flas sot për herë të parë si trajner i “Dardanëve” në një konferencë për media.

Kjo dalje e tij vjen pak ditë pasi ai shpalosi listën pre 27 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet e muajit shtator, atë kundër Zvicrës dhe kundër Rumanisë.

Gliha u emërua në krye të Kosovës nga Federata e Futbollit pas shkarkimit të francezit Alain Giresse për shkak të rezultateve të dobëta.

Po ashtu, sot “Dardanët” do ta kryejnë stërvitjen e parë e cila do të mbahet në Kampin Nacional në Hajvali me fillim nga ora 20:00.

Exit mobile version