Kur kanë mbetur edhe pak orë deri fillimi i ndeshjes ndërmjet Ballkanit dhe Shkupit, e vlefshme për play off in e Ligës së Konferencës, interesimi për të siguruar një biletë vazhdon të jetë shumë i madh.
Klubi nga Suhareka dje bëri të ditur se kanë mbetur vetëm edhe rreth 1000 bileta pa u shitur dhe kjo ka bërë që në Prishtinë, tek NEW BORN -i të krijohet tollovi e madhe.
Qindra të interesuar janë mbledhur në pritje për të siguruar një biletë për ta parë këtë ndeshje në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte nga ora 20:00.