Të paktën 13 persona vdiqën dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në Peru kur një autobus ra nga një shkëmb në një rrugë në Ande, thanë autoritetet lokale.
Automjeti po transportonte rreth 50 pasagjerë nga qyteti i Andeve i Vilcashuaman në Lima.
Ai u përmbys dhe ra 200 metra në rajonin Huancavelica, në juglindje të vendit të Amerikës së Jugut. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e komunës së Piskos.
Aksidentet rrugore janë të shpeshta në Peru, kryesisht për shkak të shpejtësisë së tepërt dhe mirëmbajtjes së dobët të rrugëve. /ANSA/