Të dielën në Prishtinë do të mbahet gara atraktive në 3×3, e organizuar nga 3×3 Prishtina dhe e mbështetur edhe nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Ky është edicioni i katërt i kësaj gare, derisa në këtë vit do të mbahet nga ora 15:00 në Amfiteatrin e Gërmisë.
Kjo ngjarje është një ditë e plotë kushtuar kulturës sportive dhe urbane ku qejfi dhe basketbolli bëhen një. Përveç garave në 3×3, do të ketë edhe aktivitete zbavitëse, muzikë, ‘performancë live’ dhe shumë shpërblime për ekipet pjesëmarrëse.
Ditë më parë 3×3 Prishtina ka lansuar edhe edicionin e ri të fanellave, që janë në shërbim në pesë ngjyra të ndryshme.
Garat të dielën do të fillojnë në ora 15:00 dhe do të zgjasin deri në mesnatë, ku do të ketë shumë aktivitete dhe shumë mysafirë special.
Hyrja është e hapur për të gjithë qytetarët që dëshirojnë të jenë pjesë e këtij turneu, ku mund të përcjellin lojtë e ekipeve, shijojnë muzikën, aktivitete e tjera të shumta të organizuara nga 3×3 dhe partnerët e tyre, si dhe të krijojnë shoqëri të reja.