Superliga e Kosovës tashmë i ka zhvilluar pesë xhirot e para të edicionit 2021/22. Deri më tani janë prodhuar rezultate mjaft befasuese dhe ndeshje të jashtëzakonshme.
Pas pesë ndeshjeve, tabela kryesohet nga Ballkani me 11 pikë, aq sa ka edhe Drita në vendin e dytë, kurse vendet tre dhe katër mbahen nga Malisheva dhe Drenica me nga 10 pikë.
Por java e gjashtë premton ndeshje të tjera edhe më të paparashikueshme e të cilat zhvillohen më 25 dhe 26 shtator.
Lideri i tabelës, Ballkani do të ballafaqohet me Malishevën në Malishevë, kampioni aktual Prishtina i shkon Feronikelit, kurse ne Gjilan zhvillohet derbi lokal ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.
Llapi që po vazhdon të zhgënjejë në këtë edicion do të ndeshet me Drenicën, kurse Ulpiana dhe Dukagjini zhvillojnë derbin e skuadrave të promovuara në Superligë