Barcelona e ka identifikuar anësorin e Manchester Cityt, Raheem Sterling si objektiv kryesor për afatin kalimtar të janarit, raporton “Mundo Deportivo”.
“Blaugranët” po bëjnë gati një ofertë për shërbimet e anglezit në muajin janar derisa 26-vjeçari ka edhe dy vite të mbetura në kontratën e tij me Manchester Cityn.
Sterling nuk është lojtari i vetëm në radarin e Barcelonës pasi është edhe Dani Olmo ai i cili po kërkohet nga Barça edhe pse për shërbimet e tij ka shprehur interesim edhe skuadra gjermane RB Leipzig.