Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku kanë shënuar 30 gola së bashku në sezonin 2020-21 dhe sonte ata përplasen në “Derby della Madonnina” për herë të dytë në këtë sezon.
Suedezi shënoi një gol për të ndihmuar Milanin të fitojë ndeshjen e tyre të parë që nga viti 2017 kundër “Nerazzurrëve”, kur Lukaku shënoi po ashtu një gol për të bërë rezultatin 2-1 në fitoren e “Rossonerëve”.
Të dy sulmuesit kanë shënuar nga 12 gola në Serie A këtë sezon.
Nga ana tjetër, belgu nuk mund ta ndihmonte Interin që të kualifikohej për një vend në fazën 1/16 të Ligës së Kampionëve dhe Interi eliminohet nga futbolli Evropian për pjesën tjetër të edicionit, duke u përqëndruar vetëm në suksesin e brendshëm.
Lukaku shënoi në raundin e 1/16-të kundër Fiorentinas, ndërsa Zlatan Ibrahimoviç ende nuk e ka hapur llogarinë e tij të golave në Kupën e Italisë.
Pas “Derby della Madonnina” në shkurt 2020, Lukaku shënoi golin e fundit në fitoren me rezultat 4-2 dhe shkroi në Tëitter: “Ka një mbret të ri në qytet”.
Tetë muaj më vonë, pasi e ndihmoi Milanin të fitonte derbin në tetor, Ibra iu përgjigj ish-shokut të tij të skuadrës në Manchester United: “Milani kurrë nuk kishte një mbret, ata kanë një ZOT”.
Duke parë takimet e drejtpërdrejta përpara rivalitetit të mbrëmjes së sotme në Coppa Italia, Zlatan ka shënuar nëntë herë në 15 ndeshje kundër ish-klubit të tij Interit.
Por ish-sulmuesi i Juventusit ka qenë në anën humbëse në shtatë prej tyre. Sulmuesi 27-vjeçar i zikaltërve, Lukaku, ka ndihmuar Interin të fitojë dy herë tashmë, por ka luajtur ndaj Milanit vetëm tri herë deri më tani dhe ka shënuar tre gola kundër rivalëve vendas.
Statistikat e të dy lojtarëve:
Romelu Lukaku në 2020-21 (Lojëra / Gola)
Seria A: 18/12
Coppa Italia: 1/1
Champions League: 5/4
Gjithsej: 24/17
Zlatan Ibrahimovic në 2020-21 (Lojëra / Gola)
Seria A: 9/12
Coppa Italia: 1/0
Europa League: 4/1
Gjithsej: 14/13