E ardhmja e trajnerit të Interit, Simone Inzaghi, mund të vendoset në nëntë ditët e ardhshme kur “Nerazzurrët” do të përballen me Barcelonën dhe Sassuolon.
Zikaltërit kanë pasur një fillim të tmerrshëm të sezonit me katër fitore dhe katër humbje në tetë ndeshje në Serie A.
Ata humbën dy sfidat e fundit radhazi kundër Udineses dhe Romës dhe tani janë nën presion përpara ndeshjes së nesërme me Barcelonën në Ligën e Kampionëve, përcjellë KosovaPress.
Sipas “La Gazzetta Dello Sport”, nëntë ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e trajnerit.
Presidenti Steven Zhang dhe drejtorët e klubit presin një reagim në lidhje me rezultatet dhe paraqitjet. Situata është shqetësuese siç tha Inzaghi pas disfatës ndaj Romës të shtunën.
Interi do të përballet me Barcelonën dy herë radhazi dhe të shtunën e ardhshme do të takohet me Sassuolo-n në stadiumin “Mapei”.
Sipas raportit, nëntë ditët e ardhshme mund të jenë vendimtare për të ardhmen e 46-vjeçarit, i cili e zgjati kontratën deri në vitin 2024 verën e kaluar.