Kombëtarja e Kosovës pësoi humbje nga Spanja me rezultat solid 2:0. Ndeshja ishte e vlefshme për Grupin B në kuadër të fazës kualifikuese për Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Pavarësisht rezultatit, “dardanët” treguan paraqitje të mirë në fushë, ku edhe kishin dy raste për të shënuar, por që sulmuesit Vedat Muriqi dhe Milot Rashica nuk i konkretizuan me gol.
Pas ndeshjes, për mediat foli portieri i Spanjës Unai Simon, i cili e cilësoi paraqitjen e Kosovës si tejet të mirë, e po ashtu tha që “dardanët” kanë merituar rezultate më të mira në fazën kualifikuese.
“Ne e dinim se çfarë do të gjenim dhe ajo doli. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese. Ishte ndeshja më e vështirë në fazën kualifikuese. Është një ekip me shumë personalitet që ka merituar fat më të mirë në këtë fazë kualifikuese”, tha Simon.
Ndeshjet e shtatorit Kosova i mbyll me një fitore, një barazim dhe një humbje, duke u pozicionuar kështu në vendin e katërt në Grupin B, me gjithsej katër pikë.