Gjeorgjia do të jetë testi i dytë për Shqipërinë në një sfidë me karakter miqësor dhe që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 18:00.
Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas disfatës nga Spanja me rezultat 2-1, por që ishte një paraqitje solide e të përzgjedhurve të Edi Rejas dhe humbja erdhi ne minutat e fundit të ndeshjes, raporton KosovaPress.
Ndaj Gjeorgjisë, trajneri Reja ka paralajmëruar shumë ndryshime në formacion, të diktuara edhe nga mungesa e disa lojtarëve si dhe ka shtuar se Gjeorgjia është një skuadër shumë e organizuar dhe e përgatitur mirë taktikisht dhe teknikisht.
Optimistë për këtë sfidë u shpreh mbrojtësi Berat Gjimshiti i cili para ndeshjes ka deklaruar se pret nga skuadra një lojë më ofanzive, krahasuar me atë kundër Spanjës.