UBT News

​Shfaqja për të pagjeturit jepet në Kuvendin e Kosovës

Një dramë plot emocion dhe dhimbje për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës në Kosovë, është shfaqur në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Shfaqja “Babai dhe babai” me regji të Kushtrim Koliqit ka treguar edhe njëherë boshllëkun në zemrat e familjarëve të personave të pagjetur.

Aktiviteti i mbajtur sot në Ditën Kombëtare të Personave të zhdukur, është organizuar nga Kuvendi i Kosovës dhe Ministria e Drejtësisë.

Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë njerëz ndërsa janë zhduku rreth 6 mijë prej të cilëve vazhdojnë të mbesin të të zhdukur mbi 1600 persona.

Institucionet në Kosovë kanë kërkuar që Serbia të hapë arkivat shtetërore të cilat do të ndihmonin në zbardhjen e fatit të personave të zhdukur me dhunë.

Exit mobile version