Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar sot të dhënat mbi prodhimin e thëngjillit, prodhimin dhe konsumin e energjisë, importin dhe eksportin e energjisë, si dhe importin dhe eksportin e energjentëve të tjerë për tremujorin e katërt 2020.
Gjatë tremujorit të katërt, vlera e gjithmbarshme e prodhimit të thëngjillit ishte rreth 2.37 milionë ton, ndërsa sasia bruto e energjisë elektrike e prodhuar në termocentrale ishte 1.796.3 GWh, dhe në hidrocentrale ishte rreth 51.6 GWh.
Gjatë tremujorit të katërt 2020, Kosova ka importuar 759.0 GWh energji elektrike, derisa ka eksportuar 597.7 GWh energji elektrike.
Në tremujorin e katërt 2020, sasia e energjisë elektrike për konsum ishte 1 360.3 GWh energji elektrike. Në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM4 2019), sasia e energjisë elektrike e konsumuar është rritur për 13.31%