Njëri prej futbollistëve më të mëdhenj që ka njohur bota e futbollit padyshim se është Ronaldinho.
Karriera e tij është e mbushur me tituj në nivel klubesh e trofe individual derisa stili i tij i lojës i bënte të gjithë që të mahniteshin.
Por, jeta e Ronaldinhos nuk ishte aspak e lehtë para se të bëhej një futbollist i njohur në Evropë. Në Brazil. Ai kaloi një fëmijëri shumë të vështirë ku i munguan edhe kushtet më elementare të jetës.
Madje, ai ka treguar edhe një prej shumë rasteve kur babai i tij nuk kishte para as për t’ia blerë këpucët e nevojshme për të luajtur futboll dhe para tij arsyetohej se ai duhej të mësohej që ta posedonte topin i zbathur për të pasur më shumë ndjeshmëri.
“Babai im më tha se ishte më mirë të mësoja të zotëroja topin zbathur për të pasur ndjeshmëri në këmbë dhe i premtova se do ta zotëroja atë top si askush tjetër, por ajo që ndodhi vërtet ishte se ai nuk kishte para për të më blerë një palë këpucë. Kur fitova topin e parë të artë, nuk qava nga gëzimi, qava sepse nuk e kisha Atin tim.”, shpjegoi Ronaldinho.