Skuadra italiane, AS Roma po përgatit një kontratë të re pesëvjeçare për Lorenzo Pellegrinin, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
Klauzola e lirimit prej 30 milionë eurove në kontratën aktuale të Pellegrinit do të largohet. Po ashtu, raportohet që gjatë afatit kalimtar veror të transferimeve dy skuadra angleze kanë qenë të interesuara në shërbimet e mesfushorit 25-vjeçar.
Lajmin për rinovimin e kontratës e konfirmoi edhe trajneri i klubit romak Jose Mourinho.
“Ai do të nënshkruajë kontratën e re së shpejti”, tha Mourinho.
Këtë sezon, në 6 paraqitje në të gjitha garat, Lorenzo Pellegrini ka kontribuar në 7 gola, respektivisht 5 gola dhe 2 asistime.