UBT News

​Rikthehet ideja e Superligës, flet presidenti i skuadrës së madhe italiane

ROMA, ITALY - 2020/02/02: Claudio Lotito president of the Lazio sports club, during the match of the Italian Serie A championship between Lazio v SPAL final result 5-1, played at the Olympic stadium in Rome. (Photo by Vincenzo Izzo/LightRocket via Getty Images)

Superliga Evropiane kishte ngjallur një debat të madh kur u formua nga top-klubet evropiane dhe me pastaj u shua brenda 24 orëve për shkak të reagimit të ashpër të UEFA-s duke paralajmëruar dënime të ashpra për klubet që marrin pjesë në të.

Gjithsesi, klubet vazhdojnë të përballen me krizë të madhe ekonomike që është shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe tani kanë filluar diskutime të reja rreth kësaj çështje duke e parë atë si një ide inovative për t’i dhënë një shtytje të re këtij sporti.

Ishte qendërmbrojtësi i Juventusit, Giorgio Chiellini që të mërkurën deklaroi se një organizim i tillë duhet të merret parasysh për shkak se do të sillte më shumë të ardhura, dhe tani i një mendimi të tillë është edhe presidenti i Lazio, Claudio Lotito. Ai ka thënë se duhet të rimendohet sistemi i futbollit duke ia përshtatur atë nevojave komerciale.

“Unë them se duhet të rimendojmë sistemin e futbollit në bazë të mediave të reja, nevojave komerciale dhe fizike. Ritmet kanë ndryshuar totalisht, sportistët shpenzojnë shumë nga pikëpamja psiqike dhe fizike. Këto janë çështje që do t’i trajtojmë në zyrat institucionale përgjegjëse. Jam gjithmonë në dispozicion për të gjetur zgjidhje që ndihmojnë klubet të kenë të ardhura më të mëdha dhe shikueshmëri më të madhe, duke respektuar njëkohësisht nevojat e sportistëve”, u shpreh Lotito.

Exit mobile version