Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja ka këshiluar mesfushorin Kristjan Asllani që të largohet nga Interi në formë huazimi në ndonjë skuadër tjetër për të gjetur më shumë minuta në fushën e lojës.
Që prej se iu bashkua In\terit nga Empoli, Asllani nuk ka pasur shumë minuta në fushë nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi dhe kjo ka bërë që ai të mos jetë në formën më të mirë edhe ne kombëtaren kuq e zi.
“Ai duhet të luajë. Si trajner i Shqipërisë, fjalimi im mund të tingëllojë egoist: Shpresoj që edhe ai dhe Kumbulla të pranojnë një huazim në janar për të gjetur më shumë hapësirë”, ka thënë Reja për “Tuttomercatoweb”.
“Ata megjithatë nuk janë shumë të lumtur. Shpresoj se diçka mund të ndodhë, duke pasur parasysh moshën e tyre, ata duhet të luajnë më shumë”, shtoi në fund trajneri italian.