Real Madridi është i gatshëm që të dëgjojë oferta për Raphael Varanen gjatë afatit kalimtar të transferimeve në verë, ku vetë lojtari dëshiron që ta dëshmojë veten me një aventurë tjetër në karrierën e tij, raporton “AS”.
27-vjeçari ka kontratë aktuale me gjigantin spanjoll deri në vitin 2022, kështu nëse Reali nuk vendos ta shesë këtë sezon, sezonin e ardhshëm ai mund të largohet si lojtar me parametra zero.
Raportohet se klubi madrilen po shpreson që ta bind Varanen të nënshkruaj një kontratë të re, por nuk do ta pengojnë atë nëse ai vendos që të ndjekë dëshirën e tij që të fillojë një aventurë të re, tek një klub tjetër.
Manchester United është klubi i vetëm që ka shprehur interesim serioz në shërbimet e francezit, pasi që dëshiron që ta përforcojë më shumë repartin e mbrojtjes.