Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar Vjosa Osmanin për postin e presidentes. Rama thotë se zgjedhja e presidentes së re të Kosovës përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizmin e programit qeverisës.
“Zgjedhja e pRama uron Osmanin: Garanton qëndrueshmërinë për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisësresidentes së re të Kosovës dje nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, përmbyll kuadrin institucional të vendit dhe garanton qëndrueshmërinë e nevojshme për t’u fokusuar tek puna për realizimin e programit qeverisës! Qoftë një punë e mbarë dhe e suksesshme për popullin”, ka shkruar Rama në Twitter.