UBT News

​Rama i premton mbështetje KF Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, e ka mirëpritur në zyret e Kuvendit Komunal skuadrën e Prishtinës si fituese e Kupës së Republikës së Kosovës për edicionin 2022/23.

I pari i kryeqytetit i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë së Sportit në Komunën e Prishtinës, Granit Rugova, e ka përgëzuar klubin bardh e kaltër për suksesin e arritur.

Rama dhe Rugova kanë premtuar se do të punojnë në vazhdimësi me drejtuesit e klubit që sukseset mos të mungojnë as në të ardhmen.

Drejtori gjeneral i Prishtinës, Artan Osmani si dhe ai sportiv Driton Krasniqi, e nderuan kryetarin Rama me dhurata simbolike dhe e falënderuan për punën që po e bën rreth sportit në kryeqytet.

Exit mobile version