Agjenti Mino Raiola ka sugjeruar që Matthijs de Ligt mund të largohet nga Juventusi në fund të sezonit.
Kontrata e holandezit në “Allianz Stadium” skadon në qershor të vitit 2024, por duke filluar nga vera e ardhshme, ai do të ketë një klauzolë prej 150 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij.
Është e vështirë të imagjinohet që dikush të paguajë një çmim të tillë, veçanërisht me shumicën e klubeve evropiane që kanë probleme financiare për shkak të pandemisë Covid-19.
Raportet në Itali sugjerojnë se Juventusi mund të detyrohet të shesë yllin e tyre për të balancuar financat nëse nuk arrijnë të kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Por kush mund të nënshkruajë me mbrojtësin holandez?
Raiola tha se De Ligt ishte afër bashkimit me Bayern Munihun përpara se të transferohej te Juventusi. Barcelona ishte gjithashtu në kërkim të mbrojtësit premtues dy vjet më parë, përpara se De Ligt të përfundonte transferimin e tij në Torino.
Megjithatë, “katalanasit” nuk duket se kanë fuqinë financiare për të marrë holandezin në verë.
Agjenti i lojtarit është në marrëdhënie shumë të mira me drejtorin e Tottenhamit, Fabio Paratici, por është joreale të mendohet për lëvizjen e De Ligt në Londrën Veriore nëse “Spursat” nuk arrijnë të rrëmbejnë një vend në top katërshe këtë sezon.
Nga Chelsea te Manchester City dhe United, çdo skuadër tjetër angleze mund të përmbushë kërkesat ekonomike të Juventusit.
Real Madridi mund të bëjë të njëjtën gjë, por “Los Blancos” i kanë vendosur synimet e tyre drejt një objektivi më të lirë, pasi janë në pozicionin të mirë për të marrë Antonio Rudigerin e Chelseat si lojtar lirë nëse ish-lojtari i Romës nuk e zgjatë kontratën me “Blutë”.