Mesfushori i Juventusit, Adrien Rabiot beson se ai ishte me fat që mbeti me bardhezinjtë gjatë verës pas interesimit nga Manchester United.
Reprezentuesi francez ishte në radarin e “Djajve të Kuq” pasi Erik ten Hag u përpoq ta përforconte repartin e mesfushës përpara sezonit 2022-2023.
Në një fazë, dy klubet mendohej se kishin rënë dakord për një çmim prej 15 milionë euro.
Kalimi i 27-vjeçarit në “Old Trafford” përfundimisht dështoi për shkak të kërkesave për pagë.
Rabiot ka shënuar pesë gola dhe dy asistime nga 16 ndeshje për skuadrën e Massimiliano Allegrit në gjysmën e parë të sezonit dhe ka luajtur plot 90 në secilën nga gjashtë fitoret e fundit në Serie A.
“Është e vërtetë, ka pasur kontakte me klubet e Premierligës si Manchester United, por në fund pata fatin që qëndrova, ndoshta ishte vendimi më i mirë”, ka thënë Rabiot.
“Premier Liga është liga më e ndjekur, por nuk mendoj për të ardhmen. Jam i fokusuar në Kupën e Botës. Klubi dhe unë nuk jemi të nxituar, ka qetësi, kështu që ne mund të shqyrtojmë të gjitha opsionet” shtoi Rabiot në fund.