Neymar ka qenë sinonim i lajmeve të Barcelonës në vitet e fundit, por tani është zbuluar se Real Madridi u përpoq ta nënshkruante me atë tre herë deri më tani.
Ish-agjenti i lojtarit Wagner Ribiero ka thënë në një intervistë me “L’Equipe” se Madridi u përpoq të nënshkruante me brazilianin në tre raste të ndara, përfshirë edhe atë në vitin 2019, kur ata u përpoqën ta joshnin nga Paris Saint-Germain.
Ribiero gjithashtu përshkroi se si klubi u përpoq ta nënshkruante me atë kur ai ishte vetëm 13-vjeç, por u penguan nga kërkesat financiare nga Santos në atë kohë, ndërsa ata gjithashtu u përpoqën ta nënshkruanin me Neymar përpara Barcelonës në vitin 2013.
U zbulua sesi Madridi dërgoi tre zyrtarë, përfshirë edhe avokatët në Brazil në vitin 2013 për t’u përpjekur të bindnin Neymarin të bashkohej me “Los Blancos” përpara gjigantëve “katalanas”, por pavarësisht se kaluan 20 ditë në Brazil, ata ishin të pasuksesshëm në këtë operacion.
Superylli brazilian ka shënuar 83 gola në 106 paraqitje për kampionët francezë, por ai është kufizuar nga dëmtimet e shumta që nga largimi nga “Camp Nou” në vitin 2017.
Në të vërtetë, sulmuesi humbi të dyja ndeshjet së fundit në Ligën e Kampionëve kundër “Blaugranëve” për shkak të problemeve të tij muskulare.