Podujeva do të bëhet me Qendër Multifunksionale, kështu ka bërë të ditur ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, në një postim në facebook.
“Edhe një investim i MKRS për fuqizimin e të rinjve tanë. Bashkë me Kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, nënshkruam memorandumin e bashkëpunimit për projektin “Ndërtimi i Qendrës multifunksionale në Podujevë”, që do të zbatohet gjatë viteve 2022 dhe 2023. Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës siguron mbështetje financiare në vlerë prej një milion Euro”, ka shkruar Çeku.