Banorët e fshatit Muqibabë të Gjilanit kanë protestuar dje në mesditë, duke shprehur paknaqësitë e tyre lidhur me infrastrukturën rrugore dhe dëmet e shkaktuara nga breshëri.
Sipas Policisë, rreth 20 persona, kanë protestuar duke shprehur pakënaqësitë e tyre me organet komunale lidhur me infrastrukturën rrugore dhe dëmet e shkaktuara nga breshëri. Protesta ka përfunduar e qetë.