Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sot në seancë plenare në ora 14:00, për të votuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021.
Projektligji për buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.
Qeveria e Kosovës miratoi më 30 tetor buxhetin 2021, i cili planifikon të hyra sipas parashikimeve fiskale 1 miliardë e 885.9 milionë euro ose 97.4 milionë euro më shumë se sa vitin e kaluar. Shpenzimet buxhetore për 2021 parashikohet të jenë 2 miliardë e 412.6 milionë euro apo 207.6 milionë më të vogla se sa vitin paraprak.