Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar sot uniformën e ekipit olimpik të Kosovës, të cilët do të marrin pjesë në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Kjo uniformë do të bartet nga lojtarët dhe trajnerët gjatë parakalimt dhe prezantimit zyrtar të ekipit të Kosovës në Tokio.
Me këtë rast, kryetari i KOK-ut, Ismet Krasniqi deklaroi se uniforma përmban simbole dardane dhe ilire, Hyjnesha në fron dhe Vrapuesja e Prizrenit.
Krasniqi shtoi se ngjyrat që e përbëjnë fanellën janë kaltër, kaltër e mbyllur dhe e bardhë.
Kosova do të përfaqësohet me 11 sportistë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.