UBT News

​Presidenti i UEFA-së i zhgënjyer me Agnellin që mori pjesë në krijimin e Superligës

Presidenti i UEFA-së Aleksandr Ceferin thuhet se është tejet i zhgënjyer me presidentin e Juventusit Andrea Agnelli në lidhje me Superligën e re të klubeve.

Juventusi ishte i pari nga tre klubet italiane që njoftuan se kanë rënë dakord të bashkohen në këtë garë të re të dielën.

“Zonja e Vjetër” është në mesin e 12 ekipeve pjesëmarrëse, por UEFA paralajmëroi se ato klube që marrin pjesë do të përjashtohen nga çdo garë tjetër evropiane.

12 klubet që ranë dakord të bashkohen me Superligën janë larguar nga Shoqata Evropiane e Kubeve dhe Andrea Agnelli dha dorëheqje si president i kësaj shoqate.

TuttoSport” shkruan se të dy presidentët kishin një mardhënje partneriteti të vendosur prej kohësh..

Ata madje kanë punuar krah për krah në krijimin e një Super Champions League, dhe Ceferin thuhet se është shumë i zhgënjyer me angazhimin e Agnellit ne krijimin e Superligës së klubeve evropiane.

Exit mobile version