Chelsea do të kërkojë që t’u rikthehet fitoreve, pas humbjes së thellë nga WBA me rezultat 5:2, ku sot është mysafirë i skuadrës portugeze Porto, në kuadër të fazës së çerekfinales së Ligës së Kampionëve.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00 në stadium neutral, në “Ramon Sanchez-Pizjuan” të Sevillas, për shkak të pandemisë Covid-19.
“Vendasit” mposhtën Juventusin që ta sigurojnë biletën drejt çerekfinales, kurse Chelsea kaloi me lehtësi Atletico Madridin në fazën e eliminatorëve.
Në gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat, Chelsea ka regjistruar katër fitore, një barazim dhe një humbje, kurse Porto në gjashtë xhirot e fundit ka katër fitore dhe dy humbje.
“Blutë” e Londrës nuk do të kenë probleme me lëndime, ku në dyshim për paraqitje është vetëm mesfushori N’Golo Kante.
Në anën tjetër, skuadra e Portos për këtë ndeshje nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e Costas, Marcano, Mbaye, Sergio Oliveira dhe Taremit.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni më poshtë:
Porto (4-4-2): Marchesin; Manafa, Pepe, Mbemba, Sanusi; Corona, Grujic, Uribe, Otavio; Marega, Martinez.
Chelsea (3-4-2-1): Mendy; Azpilicueta, Zouma, Christensen; Hudson-Odoi, Jorginho, Kovacic, Chilwell; Ziyech, Mount; Giroud.