Maurizio Pochettino nga sot ka nisur punën në stërvitjet me Chelsean.
Në faqen zyrtare të skuadrës londienze janë ndarë momentet e mbërritjes së argjentinasit në qendrën stërvitore Cobham
Pasi nënshkroi kontratën e tij për të marrë drejtimin e klubit më shumë se një muaj më parë, ish- trajneri i Tottenhamit do të nis zyrtarisht punën këtë javë ndërsa për mision do të ketë rikthimin e klubit në rrugën e duhur pas një sezoni të dobët vitin e kaluar.
Në një video të shpërndarë në mediat sociale me mbishkrimin “Këtu fillon”, Pochettino shihet teksa arrin në klub ndërsa del nga pjesa e pasme e një furgoni.
Ai prit nga anëtar të stafit përpara se të hyjë në ndërtesë për të filluar punën.