Mbrojtësi Bujar Pllana dhe Prishtina i kanë ndarë rrugët me t’i skaduar kontrata futbollistit.
21-vjeçari në edicionin e fundit i realizoi pesë gola në fanellën bardh e kaltër, katër në kampionat dhe një në Kupën e Kosovës.
Ai largohet nga kryeqyteti për ta vazhduar karrierën jashtë Kosovës pasi e fitoi trofeun e Kupës së Kosovës me ekipin nga kryeqyteti i Kosovës.
Pllana erdhi te Prishtina në janar të vitit 2022.