UBT News

​Përmbyllet procesi i likuidimit për ndërmarrjen “Ndërtimtari” në Drenas

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka pranuar aktvendimin e lëshuar nga Dhoma e Posaçme e Gjykatës Supreme të Kosovës përmes të cilit lejohet përmbyllja e procesit të likuidimit për ndërmarrjen ndërtimore “Ndërtimtari” me seli në Drenas.

Në komunikatë thuhet se AKP ka parashtruar kërkesë në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovimin e raportit përfundimtar dhe rrjedhimisht lejimin e mbylljes së procesit të likuidimit për MIT164 “Ndërtimtarin” në Drenas, ndërsa Dhoma e Posaçme përmes këtij aktvendimi ka dhënë leje për mbylljen e procesit.

Si rrjedhojë, pas aktvendimit të fundit të DhPGJSK-së, numri i ndërmarrjeve shoqërore për të cilat deri më tani është përmbyllur procesi i likuidimit në tërësi ka arritur në 40 sosh.

Njëkohësisht, gjykata ka caktuar një afat prej 15 ditë nga dita e pranimit të këtij vendimi për ndonjë ankesë eventuale dhe pas kalimit të këtij afati ky aktvendim bëhet i plotfuqishëm dhe njoftimet për përmbyllje të likuidimit për këtë subjekt AKP-ja do t’ua dërgojë institucioneve relevante siç parashihet me ligj.

Exit mobile version