Ndeshja e fundit që do ta përmbyll xhiron e 25-të në Serie A, do të jetë mes skuadrës së Parmas dhe gjigantit Inter.
“Nerazzurët”, në rast fitoreje sot si mysafirë të Parmas, kanë mundësinë të rrisin epërsinë e pikëve ndaj vendit të dytë, Milanit, në gjashtë pikë.
Pas 24 xhirosh, skuadra e Parmas gjendet në vendin e 19-të në tabelë, me vetëm dy fitore, nëntë barazime dhe 13-të humbje, duke arkëtuar 15 pikë.
Në anën tjetër, Interi pas 24 ndeshjesh kryeson tabelën e Serie A, me tre pikë më shumë se vendi i dytë, rivali i qytetit, Milani.
“Nerazzurët” deri tani kanë 17-të fitore, pesë barazime dhe vetëm dy humbje.
Formacionet e mundshme të dy skuadrave i gjeni të bashkangjitura më poshtë.
Parma (4-3-3): Sepe; Iacoponi, Osorio, Gagliolo, Pezzella; Hernani, Brugman, Kurtic; Karamoh, Kucka, Mihaila
Inter (3-5-2): Handanovic; Skriniar, de Vrij, Bastoni; Hakimi, Barella, Eriksen, Gagliardini, Perisic; Martinez, Lukaku
20:45 Parma (19) – Inter (1) (Stadiumi Ennio Tardini)