Situatë pothuaj e ngjashme meteorologjike do të vazhdojë të mbajë edhe sot e nesër, por me rritje të lehta të temperaturave në dy vlerat ekstreme.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës paralajmëron se minimalet do të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë celsius ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17-20 gradë celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes e lehtë deri mesatare.