UBT News

​Osmani e Kurti me letër i tregojnë organizatës “Europa Nostra” që Manastiri i Deçanit s’është i rrezikuar

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti i kanë dërguar një letër organizatës “Europa Nostra”, ndërmjet të cilës kanë shpalosur argumentet përse Manastiri i Deçanit nuk i plotëson kriteret për të hyrë në programin e “Shtatë monumenteve më të rrezikuara”.

Në letrën e dërguar nga Osmani e Kurti thuhet se në sulmet e pretenduara ndaj manastirit, gjuha e përdorur nga nominuesi është e pasaktë, duke qenë edhe tendencioze dhe e papranueshme.

“Termi ‘ekstremistët lokalë’ është cilësim i ekzagjeruar qëllimshëm, ndërsa sulmi i pretenduar nga organizata terroriste ISIS është totalisht i pabazuar në fakte. Kjo gjuhë na bën të besojmë se teksti i nominimit nuk ka ndjekur linjë profesionale të argumentimit, dhe ka devijuar në përmbajtje me ngarkesa politike dhe propaganduese. Dëshmia më e mirë është mungesa e burimeve të besueshme mbi të cilat bazohen këto konstatime tendencioze”, thuhet në letër.

Tutje në letër thuhet edhe se “Komuna e Deçanit është zotuar që brenda këtyre planeve, zonën e veçantë të Manastirit të Deçanit do ta trajtojë me prioritet të veçantë dhe seriozitet të shtuar. Ky trajtim nënkupton respektim të përpiktë të legjislacionit vendor dhe në veçanti të rregullave të mbrojtjes dhe menaxhimit të përcaktuara nga UNESCO”.

Exit mobile version