Deri në ora 09:00 në Qarkun e Durrësit janë numëruar 69 kuti votimi. Sipas këtij rezultati, Partia Socialiste kryeson me mbi 53 përqind të votave.
Ndërsa Partia Demokratike bashkë me aleatët e saj rezulton se kanë marrë mbi 38% të votave, kurse nga ana tjetër LSI ka 6.4% të votave.
Në termat e votave, PS ka aktualisht rreth 3 mijë vota më shumë se sa koalicioni i PD.