Kampioni aktual i Premier Ligës Liverpooli, nuk do të ketë transferime të reja këtë merkato dimërore, raporton gazetari i njohur Fabrizio Romano.
“Të Kuqtë” janë duke kaluar nëpër një periudhë jo të mirë me rezultate, ku po ashtu janë edhe në një krizë me lëndime të shumta, me dy shtyllat e repartit defansiv Van Dijk dhe Joe Gomez jashtë fushave të blerta për tërë edicionin.
Romano ka informuar se Klopp nuk pret të ketë transferime të reja nga krerët e Liverpoolit, për shkak të pandemisë COVID-19, dhe se do të ndërhyjnë me transferime në afatin kalimtar të transferimeve në fund të edicionit 2020/21.