Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka përshkruar këtë edicion të Superligës së Kosovës si shumë të ashpër dhe se skuadra e tij duhet të bëjë maksimumin për të arritur objektivat e saj.
Ai ka thënë se Drita është në një nivel tjetër, por kjo nuk garanton sukses pa bërë përpjekje maksimale.
“Gjithmonë kërkojmë maksimumin, por nuk jemi vetëm në garë dhe kemi edhe kundërshtarë të cilët kanë qëllimet e tyre. Do të kërkojë gjithmonë nga skuadra të përmirësohemi, të marrim edhe më tepër, sepse e kemi mundësinë dhe futbollistët tanë kanë cilësi. DRITA është nivel tjetër dhe kërkoj nga skuadra të kërkojmë maksimumin tonë, sepse ndeshjet do i bëjmë të lehta kur jemi në maksimumin tonë. Deri më tani kemi ecuri pozitive, por dhe kampionati sa vjen e rivalizohet. Tashmë, jemi takuar thuajse me të gjitha ekipet, i njohim më mirë dhe e kemi edhe më të lehtë për t’i analizuar kundërshtarët me të cilët do të përballemi. Duhet të bëjmë maksimumin tonë, pastaj të shohim edhe ecurinë e të tjerëve”, përfundoi Nuhiu.
Ai më pas foli edhe për kundërshtarin e radhës, Drenicën, skuadër për të cilën ka thënë se po kalon nëpër një formë shumë të mirë.
“Kemi ndeshje me një skuadër që po kalon një formë të mirë, një skuadër e cila taktikisht luan mirë dhe futbollistë cilësorë. Nuk diskutohet ne kemi analizuar kundërshtarin, kemi përgatitur ekipin këto dy ditë sa kemi pasur kohë për t’u përgatitur për ndeshjen e nesërme. Duhet me përqendrim dhe vlerësim maksimal t’i qasemi ndeshjes dhe të kthehemi te fitoret. Duhet të japim më të mirën tonë, qoftë edhe nga ndeshja e nesërme. Nga ndeshja në ndeshje e shoh skuadrën duke u rritur, por nuk ka kundërshtar të lehtë, prandaj duhet të bëjmë maksimumin tonë”, theksoi kryetrajneri Nuhiu.