Panjin Haoje Chemical i Kinës ka pezulluar operimet në një kompleks rafinerie dhe petrokimike pas një shpërthimi të dielën që la të vdekur të paktën dy persona dhe 12 të zhdukur.
Shpërthimi ndodhi pasditen e së dielës në fabrikë, ndërsa punonjësit po punonin për mirëmbajtjen, njoftoi televizioni shtetëror kinez. Me atë rast janë lënduar rreth 30 persona.
Pushteti vendor tregoi foto të tymit të dendur dhe zjarrit që përfshiu kompleksin kimik.
Zjarrfikësit e kanë vënë zjarrin nën kontroll dhe departamenti lokal për mbrojtjen e mjedisit po monitoron cilësinë e ajrit në zonë, njoftoi administrata lokale e qarkut Panshan.
Shkaku i aksidentit është duke u hetuar, ndërsa banorët vendas kanë deklaruar në rrjetet sociale se janë në tronditje pas shpërthimit, por jashtë kompleksit të fabrikës nuk ka pasur dëme.
Panjin Haoje është një rafineri e pavarur dhe prodhues kimik në qytetin Panjin, Provinca Liaoning, Kinë Verilindore.