Autoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi se sot nisin punimet për shtresat asfaltike në autostradën Tiranë-Durrës, segmenti Qafë Kashar – Ura e Dajlanit Durrës.
Sipas ARRSH-së, vijimësia e punimeve do të jetë në varësi të kushteve të motit.
“Sqarojmë se sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të rishikuar, qarkullimi i mjeteve do të realizohet në një korsi të Autostradës Tiranë–Durrës dhe gjatë periudhës kohore, që do të realizohen punimet, mjetet udhëzohen të përdorin edhe kalime të tjera në rrugën dytësore, që nga Mbikalimi Kamëz, degëzimi për QTU, etj”, sqaron ARRSh.
Punonjësit e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe kompanisë së mirëmbajtjes, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e ndërhyrjes dhe orientimin e trafikut sipas planit të menaxhimit të miratuar.