Ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës, ku deputetët do të shqyrtojnë disa pika të rendit të ditës.
Pika kryesore mbetet debati parlamentar mbi organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.
Sikurse në çdo seancë të re do të ketë deklarime jashtë rendit të ditës dhe pyetje parlamentare. Më pas do të bëhet shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Kosovar të Konkurrencës për vitin 2020.
Më pastaj është paraparë dormimi i Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, si dhe formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tre anëtarë të Komisionit të Pavarur për Media.
Si pikë e shtatë është shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.