Skuadra angleze Newcastle United është shumë afër emërimit të trajnerit të ri. Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Newcastle po punon për të përfunduar emërimin e Eddie Howe si trajner i ri. Marrëveshja tani, sipas Romanos është në fazat e fundit edhe sa i përket stafit me të cilin ai do të punojë.
Howe tashmë ka arritur një marrëveshje verbale me Newcastle për një kontratë deri në qershor të vitit 2024.
Dihet tashmë që Newcastle ka ndryshuar pronësi dhe priten edhe ndryshime të shumta duke filluar që nga trajneri dhe pastaj edhe me prurje të reja në skuadër duke nisur nga merkatoja e janarit.