Një grua në Viti është shoqëruar në stacionin policor pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj të mitur.
Policia njofton se vajza e mitur ka pranuar tretman mjekësor.
Ndërsa, më vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.
“Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së saj viktimës femër kosovare e mitur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës